Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros hapëse të Superligës së Kosovës në futboll.
Në vendin e parë është Prishtina, pasi mposhti Feronikelin. Ndërsa fitore arriti edhe Drita ndaj Llapit në Gjilan.
Triumf arriti edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, duke e mposhtur Lirinë me rezultat minimal 1-0.
Ndërkohë, Malisheva shënoi fitore ndaj Dukagjinit, po ashtu me rezultat 1-0.
Përderisa ndeshja mes Gjilanit dhe Fushë Kosovëës nuk është zhvilluar për shkak të gjendjes së krijuar te klubi gjilanas.