Me rastin e 50 Vjetorit të veturës Renault 5 , pjesë e kampanjës së kompanisë prodhuese në Francë do të jetë edhe vetura e legjendës Rasim Thaçi.
Djali i humoristit, Artan Thaçi, është kontaktuar në rrjetin social “Instagram” në lidhje me pjesëmarrjen e makinës ikonë të Cimës, që së fundmi është restauruar në pjesën e jashtme derisa ajo e brendshme nuk është prekur, për t’u ruajtur origjinaliteti.
Ftesës për pjesëmarrje në reklamën e fabrikës gjigante, iu gëzuan fort familja Thaçi, derisa shprehën dëshirën që ky mjet të ruhet edhe si trashëgimi kulturore.