Remzie Osmani kujton fëmijërinë: U rrita pa prindër duke qenë ata gjallë

Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, këtë javë ka qenë e ftuar në emisionin “Shija e Anës”, e cila solli shumë atmosferë.

Ndër të tjera, ajo kujtoi edhe fëmijërinë e saj, duke thënë se është rritur pa prindër, sepse ata jetonin jashtë shtetit.

Ajo tutje tregoi se prindërit vazhdon t’i ketë shëndosh e mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Jam rritur pa dy prindërit, duke i pasur gjallë, kanë jetuar gjithmonë në gurbet, ne kemi qenë tre fëmijë që kemi jetuar në Kosovë dhe në moshë shumë të vogël, nëna dhe babai kanë shkuar me tre fëmijët e tjerë edhe kështuqë jemi ndarë si familje”, u shpreh tutje ajo.