Sot për vizitë zyrtare në Kosovë ishte ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Cakaj në vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë u takua me të gjithë krerët e shtetit, presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani dhe tash edhe me kryeministrin Kurti.
Me këtë të fundit marrëdhënia në të kaluarën nuk ka qenë edhe aq të mira, mirëpo të njëjtat me kohë u relaksuan.
Cakaj gjatë takimit me Kurtin, në një moment, bëri shaka duke iu drejtuar fotografëve e kameramanëve të cilëve iu tha se me Kurtin mund t’i ndërronin flamurat.
“Që doni i ndërrojmë edhe flamurat,” i kishte thënë Cakaj.