Rekord në futbollin gjerman, Harry Kane zyrtarisht lojtar i Bayern Munichut

Bayern Munichu ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Harry Kane nga Tottenham Hotspur.

Klubi bavarez ka bërë goditjen më të shtrenjtë në historinë e tyre dhe të futbollit gjerman duke transferuar kapitenin anglez, Harry Kane.

Është vet Bayern Munichu që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare transferimin e Kane nga Spurs.

FC Bayern ka nënshkruar me Harry Kane nga Tottenham Hotspur”.

“Sulmuesi 30-vjeçar i Anglisë ka rënë dakord me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027 dhe do të veshë fanellën me numrin 9 për klubin e Mynihut”, thuhet në njoftim.

Transferimi i Kane thuhet se i ka kushtuar gjigantit gjerman plot 120 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. 

Telegrafi