Në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja dhe një rast i vdekjes.
Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të 11 mijë e 563 mostrave
MSH po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.
Ndryshe, sot Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masat e reja antiCOVID, të cilat përfshijnë kufizim të orarit të lëvizjes nga 22:00 deri në 05:00, kufizim të orarit të punës së gastronomisë deri në 21:00, si dhe ashpërsim i rregullave të hyrjes në Kosovë.