Rekord global, SHBA raporton gati 1 milion raste të reja me COVID-19

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se një milion raste të reja me COVID-19. Një rekord prej 1,080,211 rastesh u raportuan ditën e hënë sipas Universitetit Johns Hopkins. Shumica e personave janë të infektuar më variantin e ri Omicron.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Presidenti Joe Biden që po përballet me kritika për menaxhimin e situatës bëri thirrje që shkollat të rrinin hapur.

Numri i vdekjeve dhe personave që kërkojnë ndihmë në spitale ka qenë i ulët në javët e fundit në Amerikë por numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore po rritet raporton “BBC”.

Këshilltari kryesor i pandemisë në SHBA, Anthony Fauci deklaroi që rastet në vend po rriten në mënyrë vertikale dhe që piku mund të jetë javë larg.