Rekord/ 156 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, një i vdekur e dhjetëra të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 156 aksidente trafiku, numër ky rekord të paktën i këtij viti,

Të dhënat e policisë tregojnë se gjatë ditës së enjte është raportuar një aksident trafiku me fatalitet, 37 aksidente me persona të lënduar dhe 118 aksidente tjera me dëme materiale.

Policia ka njoftuar se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur në rrugën Skenderaj-Klinë ku një femër, 29-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara, pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Përveç numrit të madh të aksidenteve është rritur edhe numri i gjobave, ku vetëm dje policia ka gjobitur 1993 persona për shkelje të rregullave në trafik./