REKOMANDIMI I MJEKUT Dr. Donat Bojaj Mjekë i përgjithshëm

REKOMANDIMI I MJEKUT (BËJE SHARE)
Dr. Donat Bojaj
Mjekë i përgjithshëm

Të nderuar qytetar siq e dini tashme që jo vetëm në vendin tonë por në gjithë Boten ka pushtuar Semundja Koronavirus (COVID-19).

Por cfarë është koronavirusi?
Cilat janë simptomat e infeksionit nga koronavirusi?
Çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga koronavirusi?

Janë kaq shumë pyetje që do mundohem në pika të shkurtura të ju bëjë disa rekomandime se si të mbrohemi nga ky virus.

• Koronaviruset (CoV) janë një grup i madh virusesh, ku mund të shkaktojn semundje të ndryshme, duke filluar nga ftohja e zakonshme deri tek semundjet më të rënda, siç është Sindroma e rëndë Akute e frymarrjes ( SARS-COV, ose SARS). Koronaviruset kanë tendec të transmetohen midis njerëzve.
• Simptomat e koronavirusit janë të ngjashme me simptomat e virusit të gripit, simptomat mund të përfshijnë:
⁃ Temperaturë
⁃ Kollë
⁃ Gulçim (frymarrje e shkurtit dhe e shpeshtë)
⁃ Rrjedhje hundësh (sekrecione të lëngshme)
⁃ Dhimbje fyti
⁃ Dhimbje koke
Nëse keni këto simptoma atëherë ju lutëmi kontaktoni në numrin 038 200 80 800, mos u paraqiteni në QKMF apo QKUK.

Në vijm do ju bëjë disa rekomandime se si të mbrohemi nga ky infeksion:
• Shmangeni kontaktin e ngushtë me këdo që është i sëmurë.
• Shmangeni prekjen e gojës, hundës dhe syve.
• Mbuloni kollen dhe teshtitni duke përdorur një facoletë (shami).
• Hidheni facoletat e përdorura në plehëra.
• Lani duart rregullishtë me sapun dhe ujë, veçanerishtë para se të hani, pas kollitjes, ose teshtitjes ose fryrjes së hundëve, dhe pasi keni përdorur banjën.
• Kur sapuni dhe uji nuk janë në dispozicion santizuesit e duarve në bazë alkoholi janë një mundesi e shkelqyeshme.
• Maskat në fytyrë duhët të përdoren në rast që keni kontakte me njerëz në publik.
• Dorezat po ashtu duhet përdorur me raste që keni kontakt me jashtë, pas perdorimit të tyre ato duhet te hudhen.
• Rrini në shtëpi, përmbajunj këshillave të Institucionece Mjeksore atëherë do të jemi të FITUAR.

#PanikëJO#KujdesPo
#RriNëShpi🏠
#SHARE