1. Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
2. Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve,
3. Pastrojini shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
4. Pastrojini duart porsa hyni në shtëpi.
5. Pastrojini duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit ,
6. Pastrojini duart pas përdorimit të tualetit.
7. Largojuni qëndrimit në obnektet spitalore, sidomos në dhomat ku janë të shtrirë pacientët .
8. Evitoni përdorimin e tualeteve publike.
9. Pastrojini duart sa herë që teshtini apo kolliteni.
10. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculet, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hidhni fasuletat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
11. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit ose komtaktit me ndonjë person të dyshuar.
12. Personat e sëmurë nga gripi sezonal duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
13.Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz dhe tym te duhanit.
14.Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon.
15 Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska.
16.Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në klinika, spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
17.Të mos udhëtoni drejt Kinës ose shteteve me histori të Koronavirus, nëse nuk është e domosdoshme.
Zbatimi i këtyre rekomandimeve, mbron shëndetin tuaj.