Prof. Dr. Binak Maxharraj, ka komentuar qëndrimin e Qeverisë së re të Kosovës lidhur me heqjen e taksës së vendosur nga ish kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministri i ri Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se taksën do ta zëvendësoj me reciprociteti i plotë, politik, ekonomik dhe tregtar.
Lidhur me taksën e vendosur nga qeveria e kaluar vazhdimisht ka pasur presion nga ndërkombëtarët që të largohet, i këtij mendimi ishin edhe shefi i diplomacisë BE Josip Borelli, si dhe Richard Genell i dërguari special i Presidentit të SHBA-së. Të cilët sipas Maxharrajt, kërkuan që qeveria e re të merren me heqjen e taksës ndaj Serbisë.
“Kohët e fundit u aktivizua edhe shefi i diplomacisë BE Josip Borelli, por me fuqishëm në këtë drejtim u angazhua edhe Richard Genell i dërguari special i Presidenti të SHBA i cili kërkoi qe pas formimit te qeveris së Kosovës, qeveria e re te merret me heqjen e taksës ndaj Serbisë, por duke kërkuar nga Serbia qe te ndalon fushatën agresive në arenën ndërkombëtare. Me fjalë tjera nuk duhet një veprim i njëanshëm në këtë drejtim, që Kosova ta heqë taksën e Serbia mos të ndalon fushatën kundër Kosovës, sepse dihet se Serbia është e pabesë, asaj nuk i besohet. Por, sido çoftë Kosova duhet qe për shkak te këtij presion të filloi iniciativën për tërheqjen e taksës. Koalicioni qeveritar LVV dhe LDK në Marrëveshjen e tyre janë pajtuar që taksa e ka përfunduar emisionin e sajë dhe si e tillë duhet te hiqet me veprim të dyanshëm krahas ndalimit të fushatës së Serbisë kundër Kosovës, sepse taksa si e tillë veç e ka përfunduar mision e sajë duke e dëmtuar ekonomin e Serbisë, por edhe Kosova nuk ia ka pa bash shumë hajrin. Edhe qeveria e Kosovës është e mendimit së taksa duhet te hiqet, por më kusht që në vend të sajë të vendoset principi i reciprocitetit midis dy vendeve. Reciprociteti është më i ashpër së sa taksa. Derisa para taksës Serbia transportonte mallra ne Kosovë në vlerë mbi 500 milion euro në vitë, kurse Kosova transportonte mallra ne Serbi shumë pakë ne vlerë vetëm prej disa milion. Më vënien e takes 100% Serbia kapitulloi sepse ra shumë vlera e mallrave qe transportohej në Kosovë. Por megjithatë Serbia nuk hoqi keq edhe gjatë taksës, sepse gjente rrugë alternative kontrabandë qe transportonte mallra ne Kosovë”, ka deklaruar ai
Profesori ka thënë se me vendosjen e reciprocitetit Serbia do të dal e humbur.
“Vënia e reciprocitetit edhe më shumë do ta atakoi ekonomin e Serbisë, sepse kërkon që blerja dhe shitja e mallrave të bëhet me reciprocitet në stilin ti kaq me dërgon mu, e unë pa aq të dërgoi ty, i cili duke e pas parasysh fuqinë ekonomike të të dyja vendeve Serbia prapë do të dal e humbur. Pra, qeveria Kurti është e gatshme që ta heqë taksën për ta vu reciprocitetin. Për këtë është pajtuar edhe koalicioni LVV dhe LDK dhe pritet se kjo edhe do të ndodhë. Më këtë i hiqet aduti Serbisë e cila e ndërpreu dialogun për shkak të taksës”, ka thënë profesori.
Sa i përket rikthimit të bisedimeve me Serbinë, profesori Maxharraj, sugjeron që një gjë tillë mos të bëhet deri sa t`i rishikohen marrëveshjet paraprake që janë nënshkruar me shtetin fqinjë.
Por nisja e dialogut me Serbin nuk duhet të ngutet duhet të mendohet mirë, më parë të shqyrtohen të gjitha ato 33 marrëveshje që i ka bërë Thaçi shumicën në dëm të Kosovës. Dialogu duhet të zhvillohet midis dy shteteve të barabarta, dialogu duhet të kushtëzohet me kërkim falje nga Serbia dhe për të gjitha të këqijat që Serbia i ka bërë gjatë luftës në Kosovë, dhe se fundi domosdoshmërish Hashim Thaçit duhet ti merret udhëheqja e dialogut të cilin e ka uzurpuar kundër ligjshëm, dialogu duhet të kalojë në qeverinë e Kosovës siç e parasheh Kushtetua dhe ligjet në fuqi. Nëse kjo nuk bëhet, nëse lihet që Thaçi ta udhëheqë edhe me tutje dialogut Kosova do t`ia sheh sherrin sepse ky njeri si i shantazhuar nga Serbia nuk ndalët që të krijon ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën ashtu siç ka vepruar deri me tani. Është njeri i rrezikshëm për shtetin e vetë, apo siç ka thënë i ndjeri Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova për Thaçin kur patë thanë s:”se këtë njeri duhet mbajte sa më larg nga pushteti, sepse është shumë i rrezikshëm”, çfarë edhe e ka vërtetuar veprimtaria e tij gjatë gjithë periudhës sa ishte në pushtet, kur tërë energjinë e tij e vuri në drejtim të shkatërrimit të shtetit”, ka përfunduar Maxharraj