Real Madridi para katër ditëve i ka ofruar kontratën e re kapitenit Sergio Ramos.
Spanjollit kontrata momentale i skadon në verë, derisa “Los Blancos” thuhet se i kanë ofruar rinovimin për një vit me mundësi edhe për një tjetër, përcjellë lajmi.net.
Por, në kontratën e re nuk ka pasur rritje të pagës, andaj Ramos ende nuk e ka pranuar.
Nuk dihet nëse Ramos do rinovojë apo do i bashkohet ndonjë gjiganti tjetër, siç është PSG-ja që i ka bërë ofertë tunduese duke i ofruar 17 milionë euro në vit.
Vendimi përfundimtar do t’i takojë lojtarit dhe mbetet të shihet në muajt e ardhshëm.