Real Madridi është shumë i shqetësuar pasi ekipi i femrave humbi ndaj Barcelonës me rezultatin 27-0 nga shtatë ndeshje

Drejtuesit e Real Madridit po shqetësohen seriozisht pasi panë ekipin e tyre të femrave të humbiste ndaj Barcelonës me një rekord ballë për ballë prej 19-0, raporton Marca.

Në Real Madrid, ata janë të shqetësuar që Barcelona Femeni ka fituar shtatë ndeshjet e fundit kundër Real Madrid Women me rezultatin e përgjithshëm 27-0.

Të enjten, femrat e Real Madridit humbën 5-0 në shtëpi në ndeshjen e parë të Copa de la Reina (Kupa e Mbretëreshës) nga Barca Femeni.

Vendimmarrësit e Madridit tani po mendojnë të rrisin buxhetin e ekipit të tyre të femrave.

Barca Femeni ka një buxhet vjetor prej 17 milionë eurosh ndërsa Real Madrid ndan vetëm një buxhet prej 9 milionë euro për ekipin e tyre të femrave. /Telegrafi/