Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar publikisht pasi deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj iu vërsul gjatë seancës së Kuvendit, me ç’rast u detyrua ta ndërpret, .
Postimi i plotë i Osmanit:
Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.