Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes një postimi në profilin e tij Facebook, ka rikthyer fjalimin e tij të bërë gjatë Kuvendit të fundit Zgjedhor të LDK-së, prej ku Isa Mustafa kishte dalë si kryetar partie.
Sipas tij, qysh atëherë kishte paralajmëruar se një “kuvend i pazareve” dhe pamundësimit të garës demokratike ka çuar LDK-në në një rezultat të tillë.
“Paralajmërimi im në Kuvendin e IX-të, të LDK-së, që ishte kuvend i pazareve “të konsensusit” dhe i pamundësimit të garës demokratike, veprime këto të cilat e sollën këtë rezultat të LDK-së sot”, ka shkruar Sejdiu