Shpreh reagimin tim të thellë për përdorimin e fotografis time (2018) dhe potencimit të emrit të institucionit ku unë punoj në kontekstin e reagimit të PDK së në Klinë si dhe punësimit të 18 puntorëve shëndetësorë në QKMF në Klinë!
Ju njoftojm se Caritas Kosova nuk ka dhe as nuk ka pasur asnjëher marrëveshje me strukturen udhëheqêse komunale në Klinë, edhe për kundër interesimit tonë, aplikimit dhe vullnetit për të bashkëpunuar dhe ndihmuar qytetarët e Klinës ne jemi refuzuar dhe është përgjedhur një Kompani Private nga Prishtina!
Andaj, ne nuk kemi asnjë puntorë në QKMF në Klinë dhe nuk jemi prezent dhe fare nuk jemi të involviar në këto qështje!
Pal Baftijaj