Autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestuan të hënën biznesmenin turk Sedat Peker, i cili akuzohet për disa vepra penale, vrasje, e trafikim të drogës.
Mediat rajonale raportuan se Peker ka gjetur strehim në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Në lidhje me këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme që ka njoftuar se personi në fjalë nuk ka nënshtetësi të Kosovës, ndërsa më datën 18 janar ka hyrë në Kosovë dhe dy ditë më vonë ka udhëtuar drejtë Shqipërisë.
Ky është njoftimi i plotë MPB-së:
Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se pas raportimeve në disa media, rreth arrestimit të qytetarit turk, Sedat Peker nga autoritet e Maqedonisë Veriore dhe depërtimit të tij në Republikën e Kosovës, se shtetasi turk nuk është shtetas i Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021.
Mund të ju informojmë se z. Peker, ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të ligjshme me datë 18/01/2021 dhe ka dalë nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Shqipërisë me datë 20/01/2021.