Futbollisti i Dukagjinit, Leorant Marmullaku është dënuar me 8 ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, pasi ia theu këmbën Lorik Maxhunit.
Marmullaku ka reaguar duke u penduar për ndërhyrjen.
Ai deklaroi për Indeksonline se nuk e ka bërë me qëllim.
Kjo është deklarata e tij e plotë:
Deklaroj qe ne takimin me KF Flamurtarin kam bere nje nderhyrje te palejushme , nderhyrje te cilen po ta kthej kohen mbrapa nuk do ta beja. Nuk kam mendu asnjehere se si pasoje e nje nderhyrjes nga ana ime do ta lendoja dikond. Jam teper i penduar lidhje me kete me vjen shume keq qe u lendua lojtari kundershtar por ne ate moment nuk e kam menduar qe do ta lendoja, qellimi i vetem ka qene qe ta largoja topin nga fusha. Duke marrur parasysh rendesine e lojes dhe njekohsisht edhe moshen time nuk kam menduar ne ato momente qe mund te ndodhte diqka e tille. U garantoj se nuk kam pasur asnje qellim dhe asnje pretendim qe ta lendoja lojtarin kundershtar sepse po ta dija qe do te ndodhte nje gje te tille nuk do te levizja aspak edhe sikur do te me kushtonte.
Nuk e kam perjetuar fare lehte kete situate dhe as nuk po e perjetoj aspak leht jo per faktin qe mund te pasoje denimi por per faktin qe kam shkaktuar dhembje tek dikush dhe mbi te gjitha me bren ndergjegjja qe ka ndodhur, nuk do te doja qe kurr ne jete ta lendoja dikond madje as pa qellim si edhe ka ndodhur rasti.
Shpresoj qe lojatari ne fjale te sherohet sa me shpejte dhe te kthehet ne fushe, njekohsisht kjo te jete mesim jo vetem per mua por per ke do qofte.
Mosha e re dhe duke pasur parasysh qe nuk kam aq shume pervoje ne lojra te rendesis se njejt siq edhe ishte loja ne fjale, me beri qe te mos mendoj ne ato momente ku po e riperseris qe qellimi i vetem ishte largimi i topit nga fushe dhe asgje me shume. Nuk do te doja qe askush te perjetonte ato qe kam perjetuar une gjate ketyre diteve sepse nuk e kisha menduar ndonjehere qe do te lendoja dikend ne jete