Reagon Drejtoria e QKMF “Nënë Tereza”

REAGIM
Duke pasur parasysh një video të postuar në faqen publike “Zyra e Ankesave” të RTV-Dukagjini më datë 10.02.2020 më titull “Klinë,në mëngjes ora 07:53,Ditën e Premte,në QKMF nuk ka qenë në vendin e punës asnjë mjek”.
E njoftojmë opinion e interesuar që kjo është një video tendencioze dhe veprim i ulët nga ky portal me qëllim denigrimin e punëtorëve shëndetësor dhe minimizimin e angazhimit maksimal të menagjmentit të QKMF-së dhe Drejtorisë për Shëndetësi për shërbime sa me cilësore për qytetarët.
Kjo video ështe vetëm 17sekonda dhe paraqet një “super-pacient” i cili nga ordinanca e fiziatrit shkon të ordinancen e psikiatrit.
Në këtë ditë dhe në këte orë kanë qenë në vendin e punës të gjithë mjekët sipas orarit të rregullt në QKMF(13 mjek specialiste, 2 stomatologe si dhe mjeku në emergjencë i përheshem) dhe për këtë kemi dëshmi monitorimin më kamera,protokollin e punës me pacienta ,listën për evidencë ditore etj
Në QKMF,stafi mund të lëvizë brenda objektit për konsultime të ndryshme sidomos per rastet emergjente ku kerkohet konsulta shtese disa here brenda dites, dhe të gjithë pacientet qe kanë paknaqësi mund të drejtohen në menagjmentin e QKMF-së ,si dhe te gjitha ankesat e tyre mund ti vendosin ne kutine e ankesave qe gjindet brenda objektit të QKMF-së dhe ne jemi 24 orë ne gadishmeri brenda mundësive tona.
Duhet ta kemi te qartë,pacientët e vërtetë presin dhe janë miqësor ndërsa “pacientët më kamera” e kanë vendin dikund tjetër.

Drejtoria e QKMF ” Nënë Tereza ” Klinë