Një faqe e sponsorizuar në rrjetin social FB po dezinformon qytetarët, madje duke përdorur imazhin e Dr.Haxhi Ibishit nga Klina, që është njëherit drejtor i QKMF-së në Klinë.
I njejti ka reaguar derisa për Klina.info ka thënë se me shqetësim ka marrë reagimin e të gjithëve, dhe se ata që po manipulojnë opinionin i ka denoncuar në organet e rendit.
Po ashtu edhe Mentor Hoxhaj, ekspert i kibernetikës ka bërë apel që të bëhet kujdes nga mashtruesit.
Duke thënë se mos të bie askush pre e provokimit për të përdorë ilaçe pa rekomandim të mjekëve.