Reagon ashpër nëna e Kevinit pasi familja e Anës i kërkoi distancim nga ai

Natën e mbrëmshme në “Prime” i është kërkuar Anes nga familja saktësisht nga nëna që të linte lojën në BBVK.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Sipas tyre, nëna nuk është mirë me shëndet dhe dëshiron që Ana ta lërë shtëpinë. Mirëpo vendimi i banores ishte që të qëndronte në shtëpi dhe në qoftë se i përkeqësohet gjendja atëherë ta lajmërojnë dhe ajo do të largohej nga shtëpia.

Nuk vonoi shumë dhe motra e mori në telefon ku publikisht i tha që të distancohej nga djali me të cilin po qëndron që nga nisja e këtij spektakli.

Ishte fjala për Kevinin, i cili ka shprehur hapur pëlqimin për të.

Lidhur me këtë deklaratë, e ëma e Kevinit reagoi me anë të një komenti në Instagram.

“Ende kemi racistë, djali jem forca Kevin Po më dhimbsesh se hala nuk e di kulturen”, shkroi ajo ku mori replika nga ndjekësit.