REAGIMI I KËSHILLIT ORGANIZATIV TË PROTESTËS NDAJ TENTIMIT TË KOMUNËS SË KLINËS PËR TI IKUR PËRGJEGJËSISË

Reagime si ky i fundit nga Komuna e Klinës, janë tinëzare, kjo përpjekje për tu fshehur prapa postimeve pa autor tregon shumë për mendësinë e instaluar në qeverisjen komunale të Klinës.

Fillimisht Komuna e Klinës, ka pajis me dokumentacion operatorin ekonomik pra ka lëshuar pëlqim për rregullim të dokumentacionit, ky ka qene parakusht që operatori të mund të vazhdoj procedurat tek organet tjera të nivelit ekzekutiv dhe pastaj është kthyer në nivelin lokal për pajisje me dokumente finale. Për më keq edhe kushtet ndërtimore edhe leja ndërtimore janë lëshuar nga Komuna e Klinës, përkatësisht ish drejtori i Urbanizmit

z. Lorenc Marlekaj ka nxjerr vendim për kushtet ndërtimore kurse drejtori aktual Enver Berisha ka nxjerr vendim për lëshimin e lejes ndërtimore. Këto vendime janë lëshuar pa përfunduar procesi gjyqësor në mes të MAPL dhe Komunës së Klinës, pra është paragjykuar vendimi përfundimtar i gjykatës dhe me këtë rast besojmë fuqishëm se është konsumuar vepra penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Kjo nguti për ta pajis me dokumentacion operatorin ekonomik tregon se Komuna e Klinës ka pasur vetëm një qëllim: ti bëj favore operatorit ekonomik edhe pa përfill procedurat ligjore.

Nuk është e ndershme të tentohet të keqinformohet qytetari, pastaj Komuna e Klinës nuk ka asnjë meritë në pezullimin e lejeve nga MMPHI, pra keni qene të obliguar të zbatoni atë vendim – qeverisja aktuale në Klinë po të kishte mundësi nuk do të zbatonte atë pezullim. Tani në situatën në të cilën e keni sjellë qytetin e Klinës as kërkimfalja nuk ju shpëton sepse të gjithë banorët e Klinës e kanë kuptuar se Kryetari

z. Elezaj e ka pas mision ndërtimin e kësaj fabrike, por nuk mundet askush të përdhos vullnetin e popullit, nuk mundeni që mbi kurrizin e popullit të vendosni për favore ndaj operatorëve. Është për keqardhje se qytetari i Klinës ka mbet pa përfaqësim dhe kjo sigurisht që nuk do të zgjasë sepse do të jetë pikërisht qytetari që do të ju ndëshkoj.

Këshilli Drejtues i Organizimit të Protestës se mbajtur më 25.07.2023