Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ishte i ftuar në prime-in hapës të edicionit të tretë të këtij edicioni.
Sigurisht, që nuk kishte se si të mos i përmendin edhe ish-partneren, Kader Kicaj, ndarja e cila bëri bujë të madhe në medie.
Derisa Lumbardhi u pyet për një banore e cila u fut në prime-in e mbrëmshëm, dikush në publik i reagoi duke i thënë se dukej “si Kaderi”.
Sigurisht, që reagimi i ish-fituesit të BBVK-s, nuk mungoi dhe nuk qëndroi indiferent apo i rënduar kur i përmenden ish të dashurën.
“Kaderi është edhe më e bukur”, iu përgjigj Lumbardhi këtij komenti. /Telegrafi/