Reagim nga KF Dukagjini ndaj referi kryesor Pierluigi Casumo

R E A G I M

Nuk mjaftoj dje që referi kryesor Pierluigi Casumi ta demtonte në masë të madhe skuadren tonë, duke mos akorduar një penallti të pastër dhe duke anuluar një gol të rregullt për ne, këtij karvani të skandalit i’u bashkua edhe analisti i referimit në emisionin 2 me 1 të RTV21, z Ismajl Kasumi i cili pa fije turpi e mbronte si shumë herë të tjera punën jo profesionale të djalit të tij (referit Besfort Kasumi)

Përveç që nuk ishte objektiv dhe korrekt më atë që deklaronte teksa i sqaronte rastet diskutabile, (gjithnjë duke u munduar ti arsyetonte gabimet amatoreske të djalit të tij), i njëjti mundohej t’u hidhte hi syve opinionit për pamjet e pastërta në TV së si lojtari ynë (Husein Demiri, min e 10-të) faulohet pastër brenda zonës së 16 metershit të kundërshtarit, duke deklaruar se gjoja lojtari i Dukagjinit me dy duar e terhjek dhe e faulon mbrojtësin e Ferizajit, prandaj nuk është penallti, përkundër se xhirimet televizive e thonin të kundërtën e asaj që thoshte ky zotri.

Është për keqardhje së si në emisionin 2 me 1, ftohen njerëz të tillë për analist e poashtu është i papranueshëm fakti se edhe rastet diskutabile aty zgjidhen të transmetohen varësisht se për kë klub bëhet fjalë, (rasti i mbremshëm kur nuk u tranasmetua fare momenti i anulimit të golit për skuadrën tonë, ndërsa njëjtë kishte ndodhur edhe kur skuadrës tonë i’u kishte mohuar penallti klasike në duel me Prishtinën, kur lojtari mysafir kishte ndal topin me dorë brenda zonës se 16 metershit, dhe edhe ky rast nuk i’u ishte dukur si rast diskutabil as udhëheqësit të programit e as analistit të referimit.

Prandaj tendencat e tilla nga njerëz të tillë si puna e analistit të referimit z. Kasumi që në emër të profesionalizmit e familjarizmit ta mbroj të keqën dhe padrejtësinë, janë shumë të ulëta dhe dashakeqe.

Klinë, 25.11.2019
Kryesia e KF Dukagjini – Klinë