REAGIM NDAJ DISKUTIMEVE TË KRYESUESIT TË ASAMBLESË KOMUNALE NË KLINË, NË SENACEN E DATES 28.07.2023

Dje me datë 28-07-2023 KK i Klinës mbajti seancën e rregullt mujore. Në këtë seanc u permend edhe protesta e zhvilluar në qender të qytetit të Klinës për kundërshtimin e ndertimit të fabrikës së cimentos dhe paska zë gojë të përmendet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me hetimin e procedurave të dhënies së lejës për ndërtimin e fabrikës së çimentos kompanisë “Wallingford International – Kosova L.L.C”
Këshilli Organizativ i Banorëve Kundërshtues ndaj ndërtimit të fabrikës së çimentos jep këtë sqarim:
Formimi i komisionit hetimor në kuader të asamblesë komunale të Klinës është bërë me propozim të PDK – Dega në Klinë dhe asambleja ka vendosur që nje anëtar i këtij komisioni të jetë nga grupi kundërshtues të ndërtimit të fabrikës së çimentos. Grupi ynë ia ka besuar z. Enver Gashit që të jet pjesë e këtij komisioni. Edhe pse z. Enver Gashi ishte kryesues i këtij komisioni, përgjatë punës se tij, nuk është marr parasysh asnjë propozim i tij që ky komision të kryej punën e tij siç duhet.
Kryesuesi i këtij komisioni ka propozuar që:
• Të caktohet një hapësirë (zyre pune) që do t’i shërbente Komisionit për kryerjen e punëve të përditshme, kjo kërkesë nuk është pranuar;
• Të caktohet një zyrtar për mbajtjen e procesverbaleve por nuk është ofruar mbështetje në këtë drejtim, nuk është caktuar asnjë zyrtar për mbajtjen e procesverbaleve;
• Të caktohet një ekspert i jashtëm për ta ndihmuar punën e komisionit (madje është ofruar ekspert pa pagesë vetëm e vetëm që te arrihet përmbushja e punës se këtij komisioni), por kjo ide është refuzuar;
• Të inçizohen mbledhjet e komisionit dhe të jenë publike, por qeverisja jodemokratike e Komunes së Klinës ka refuzuar këtë propozim.
Po ashtu Kryetari i Klinës Zenun Elezi nuk e ka nënshkruar deklaratën e intervistimit, ku ka kërkuar te ndryshohet në disa pika.
Duke u bazuar në keto pengesa, puna e Komisionit nuk ka mundur të kryhet sepse është sabotuar dhe nuk janë krijuar kushtet për hetim te mirëfillte.
Si pasoje e mos përmbushjes së këtyre propozimeve, është vështirësuar puna e këtij komisioni dhe nga fillimi e kemi kuptuar hilen e pushtetit lokal në lidhje me këtë komision, pra ata e formuan komisionin por me çdo kusht deshën ta pengojnë punën e tij, ashtu që në fund të thuhet komisioni nuk arriti të gjeje shkelje të procedurave.
Por falë punës se grupit kundërshtues të ndërtimit të fabrikës së çimentos, tani çdo qytetar i Klinës i ka kuptuar shkeljet që ka bere kjo qeverisje në ngutinë për ta pajisur me leje operatorin ekonomik për ndërtimin e fabrikës së çimentos. Nuk mund të mos e përmendim edhe faktin se se fundmi njeri nga anëtarët e komisionit, Bledar Berisha që ka perfaqsuar PDK ka kaluar në AAK dhe ka ndryshu përfaqsimi i partive në komision, presim që PDK të sjellë një përfaqsues tjetër në komision, pra duhet të bëhet ndërrimi i atij anëtari para se të mendohet shkarkimi i kryesuesit së këtij komisioni. E sa i përket përgjegjësisë penale të cilën e përmendi Kryesuesi i KK Klinë ndaj Kryesuesit të Komisionit Hetimor, është më mirë që z. Fadil Gashi të flasë për përgjegjësinë penale të Kryetarit z. Zenun Elezaj dhe vartësve të tij z. Lorenc Marlekaj dhe z. Enver Berisha para së të ngutet të drejtoi gishtin kah përfaqësuesi i grupit tonë në komisionin hetimor. Të dëgjosh nga një “jurist” ( për ata që nuk e dijne z. Fadil Gashi është jurist i diplomuar) se Kryesuesi i Komisionit Hetimor paska përgjegjësi penale, lere që është e pabesueshme por është edhe deklarim qesharak deri në keqardhje. Në lidhje më këtë deklarim te Kryesuesit të Asamblese, për ta “shnosh” zemrën e tij dhe të tjerëve, i ftojmë të përballemi tek organet e drejtësisë. Thirrja e sotme nga kryesusi për sjellje në KK Klinë, për referim, ende pa u kompletuar grupi dhe pa përfunduar raporti i komisionit është kërcnim i hapur, sikur gjoja kryetari i komisionit në këtë rast paska konsumu vepër penale.
Është e ulët të akuzosh qytetarë pjesëmarrës në protesten e 25 korrikut se janë të manipuluar nga grupi organizator i protestës siq tha z. Fadil Gashi. Te organizosh një protest në një temperaturë ekstreme për të shpreh pezmin për atë qe shteti po bën kunder qytetarëve të komunës së Klinës është sakrificë e lart qytetare, ajo se sa dhe kush ka marr pjesë në protestë zotëri Gashi është dasht me dal nga zyra e me i pa njërzit se kush janë. Mbështetja e shumë OJQ-ve nga mbarë Kosova, qytetarë nga Komunat fqinje dhe shumë veprimtar për çeshtje ambientaliste e kanë begatuar protesten. Dëgjimi, i shkrimit shumë shkencore me kompetencë edhe bindes i prof. Dr Zeqir Veselaj ka qenë vlerë e protestes, opinioni i bashkëatdhetarve që shteti po tenton te ua pamundësoj ardhjen nëpër shtepitë e tyre ka qenë klithje nga zemra për çdo njeri qe ka ndërgjegje, kurse fjalimi i përfaqësuesit tonë në ditën e protestës ka shpërfaq padrejtësitë ndaj nesh por edhe vigjilencën tonë karshi këtyre padrejtësive, ndoshta ka qenë kjo arsyeja pse kaq shumë qenka trazuar ky pushtet i cili i ka ditët e fundit dhe për më keq është në shkuarje me faqe të zeze. Deklarata e kryetarit zoti Elezaj se “Unë ju kam thanë që të mos i pengojnë grupin për organizimin e protestes”, është e pavërtetë se ne gjatë përgatitjes së protestes, vetëm një herë kemi pas nevoj nga Drejtoria e Sherbimeve Publike, me sygjerimin e Policisë se Kosovës, me date 20.07.2023 jemi udhëzuar që të sigurojmë një leje për vendosjen e bines për komunikimin me masën. Ne kërkesn e kemi dorëzuar me 21.07.2023, kjo kërkesë nuk është aprovuar andaj, ne nuk e dim se për cilat mos pengesa e ka fjalen zoti Elezaj, ai po të mundte edhe protestën nuk do ta lente të realizohej. Grupi ynë është detyruar që në minutat e fundit të improvojmë një kamion për të shfrytëzuar si bine për komunikim. Jehona e protestes në popull dhe në mediat vendore e nderkombëtare duhet të jetë vërejtje për perfaqësuesit e popullit e jo ti fyejnë me deklarata paushallë duke thënë: se janë te manipuluar, si mund ti quash të manipuluar qytetarët e sidomos qytetarët e Gremnikut të cilët në mënyrë të organizuar kishin mbyllur bizneset dhe kishin ardhur në protestë bashkë me puntorët, Gremniku që është shembull në tërë Republiken e Kosovës për koncentrim të bisneseve ku prej atyre taksave që ata paguajnë, ju merrni paga.
Sllogani i përdorur në protestë “Të jetojmë në vendin tonë” është fjalë që duhet bre ndergjegjen e çdo banori e jo më të përfaqësuesve tanë. Deklarimi i kryesuesit Z. Gashi, një orë para seancës, ku ai, në mediumin Radio Alba delaroj se ceshtja e fabrikës eshte çeshteje e gjykatës, ne do ta besonim si të sinqertë nëse i njëjti do të kishtë këtë qëndrim edhe para se të lëshoheshin kushtet ndërtimore dhe leja ndërtimore, pra të këshilloheshin drejtorët e urbanizmit që të mos bëjnë veprime sepse çështja është në gjykate. Operatori Ekonomik nuk po e përfill këtë, faktin se çështja është në gjykate, operatori ekonomik pa asnjë të drejtë po shkon në kodren e Dollcit dhe po tenton fillimin e ndërtimeve dhe nuk po pret vendimin e Gjykatës, nuk po përfill vendimet e Ministris se Mjedisit për pezullim të lejës mjedisore, Këtë mospërfillje, operatori e ka mësuar nga vartësit e Zenun Elezajt, sepse jeni ju te paret që nuk keni përfill këto rregulla, por për këto mospërfillje nga ana e dy zyrtareve, ne i kemi ushtruar të drejtën tonë për padi ndaj tyre, nën dyshimin për konsumim të vepres penale. Inspektorët komunal nuk është dashtë të lejojnë operatorin të dal në kodër dhe të zhvilloj punë me eskavator. Vendimi i asamblesë për tërheqjen e pëlqimeve ëshët votuar në mënyrë unanime. Lusim të gjithë ata që kanë dilema për fabrikën e çimentos dhe rreth fabrikës së çimentos të pyesin pak për atë se qka është industria e çimentos cila është shkalla e ndotjes që shkakton, qka ndodh kur në koder të Dollcit me nje afërsi më të vogel se 3 kilometra nga qyteti i Klinës dhe me afersi me të vogel se 500 metra shtëpitë tona në Dollc dhe Gremnik ku do digjet qymyri për 24 orë pa u ndal, qka leshojnë tymtaret e furrnaltave në temperaturën 1600 grad. Nëse ju vije turp me pyet atëherë hapeni internetin dhe kërkoni se çfarë ndotje krijon një fabrikë e çimentos, ose edhe më afër, kërkoni “banorët Fushë Krujë çimento” dhe shihni makthin e vëllezërve tanë në Fushe Kruje nga fabrika e çimentos.
Po e mbyllim këtë sqarim me moton që kanë përdorur shumë mediume në Kosovë kur kanë raportuar për protestën e qytetarëve të Klinës
“Beteja e qytetarëve te Klinës është për drejtësi!”