REAGIM NDAJ DEKLARATAVE NË SEANCËN E RREGULLT TË PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL NË KLINË ME DATË 22.09.2023

Sa here që pushteti gënjen, po aq here do të reagojmë, e gjithë kjo me qëllim të ruajtjes të vërtetës dhe informim të drejtë të qytetarit.

Pas publikimit nga ana e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë me shenjen A.Nr.1962/2020, në seancën Kuvendit Komunal të Klinës, e mbajtur me 22.09.2023.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Fadil Gashi se bashku me Kryetarin e Komunës së Klinës Zenun Elezaj dhe Drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtën e Mjedisit Enver Berisha, paskan gjet rastin që të krekosën rreth çështjes se fabrikës se çimentos në Klinë, tamam siç krekoset gjeli maje plehut.

Herë njëri i herë tjetri duke u ngut se cili po merr me shumë merita për aktvendimin gjyqësor i cili u nxjerr nga Gjykata Themelore në Prishtinw dhe cilet po marrin më shumë merita për pengimin e ndërtimit e fabrikës së çimentos në Kline.

Kryesuesi i Kuvendit Fadil Gashi, thotë se aty s’ka hise askush tjetër përveç Kuvendit Komunal sepse vendimi për anulim ka qene i këtij Kuvendi, duke u munduar të heq kontributin qytetar, atë të shoqërisë civile madje edhe të mediave në aktivitetin e tyre për pengimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë.

Ta zëmë se po pajtohemi me Kryesuesin, por a na thotë Kryesuesi meqë paska qene vendim i Kuvendit Komu nal, pse ai në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit Komunal nuk është interesuar që ky vendim të zbatohet nga organet ekzekutive të Komunës, pse nuk ka reaguar kur në kundërshtim më këtë vendim të Kuvendit Komunale në Klinë, ish Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtën e Mjedisit Lorenc Marleku ka nxjerr vendim për kushte ndërtimore dhe Drejtori aktual i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtën e Mjedisit Enver Berisha ka nxjerr vendim per leje ndërtimore.

Nëse do të ishte i sinqerte Kryesuesi, minimalisht është dashur që publikisht t’i kundërshtoj këto vendime të cilat bien ndesh me votimin unanim të Kuvendit Komunal në Klinë – vendim ky që qoj në proces gjyqësor Komunën e Klinës.

Për të mos mbet borxh, ne si grup i organizuar, jemi mirënjohës për të gjitha asamblistët së bashku dhe për secilin veç e veç, të cilët votuan me unanimitet, përveç Kryesuesit i cili nuk votoj në nxjerrjen e vendimit 06-8940/2020, me të cilin ANULOHEN të gjitha pëlqimet dhe dokumentet tjera urbanistike qe janë dhëne lidhur më guroret për furnizim me lëndë të parë për fabrikat e çimentos (ky vendim ka 8 pika, të cilat reflektojnë më kërkesat qytetare të shprehura përmes peticionit me rreth 5000 nënshkrime, peticion ky që kishte quar në thirrjen e seancës se jashtëzakonshme së Kuvendit Komunal në Klinë me datë 05.03.2020)
Sa i përket frikës së tyre karshi organizimit të qytetareve për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së çimentos, vërtetë i kuptojmë pse frikësohen, në fakt duke e njohur egon e tyre për pushtet, nuk befasohemi nga frika e tyre, frike kjo e cila u shpreh përmes sulmit ndaj grupit të organizuar për kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos, në punimet e seancës së rregullt të punës se Kuvendit Komunal në Klinë me date 22.09.2023.

Nëse këta do të ishin të drejtë e të sinqerte me qytetarin, nuk do të vinte në shprehje organizimi ynë për kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos, para se gjithash është nën përgjegjësinë e tyre – përgjegjësi të cilën qytetari ua ka besuar përmes votës, që të kujdesen për ruajtjen e jetës dhe ambientit në të cilin jetojmë. Por jo, fatkeqësisht ky pushtet lere që nuk u kujdes për jetët tona dhe ambientin në të cilin jetojmë, përkundrazi u ngut dhe nuk priti as përfundimin e procesit gjyqësor dhe e pajisen me dokumentacion operatorin ekonomik për ndërtimin e fabrikës së çimentos – fabrikë kjo që do të rrezikonte jetët tona dhe ambientin ku jetojmë.

Nga kjo seance, shohim se edhe vete përfaqësuesit tone në Kuvendin Komunal në Klinë, nuk kane qene të njoftuar me vendimin gjyqësor, pra edhe përkundër faktit që Komuna e Klinës e ka pranuar vendimin gjyqësor, ky vendim as nuk është publikuar për t’i njoftuar qytetaret të cilët kishin reaguar edhe përmes protestave dhe tubimeve të tjera kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos.

Për me keq nga ana e Komunës së Klinës edhe vetë asamblistët janë mbajt të painformuar për faktin e nxjerrjes së këtij aktvendimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Duke pare jo transparencën pushtetit në Klinë, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ambientit në Klinë, ka thirrur konferencë për media dhe ka publikuar këtë aktvendim, vetëm pas publikimit në media janë njoftuar qytetaret dhe vete asamblistët (kjo më së miri shihet edhe nga vete diskutimet e asamblistëve në punimet e seancës se mbajtur me 22.09.2023, ku ata kërkojnë informacione nga pushteti ekzekutiv për përmbajtjen e aktvendimit gjyqësor.

Enver Berisha, drejtori i cili nuk i din as kompetencat e tij në ushtrimin e përditshëm të funksionit të Drejtorisë me të cilën udhëheq, një sharlatan i llojit të vet, po i quan qytetaret e organizuar si të “ashtuquajtur”, pa dashtë të tërheqim paralele, më një vrojtim të lehtë shohim se niveli i banoreve të organizuar janë më të kompletuar se sa vete organizimi ekzekutiv i Komunës së Klinës, si për nga përgatitjet arsimore, si për nga pastërtia e figurave e po ashtu edhe për nga vete niveli i organizimit dhe vetëdijes qytetare në mbrojtjen e ambientit në Klinë.

Është ky grup qytetaresh i cili ka mbledh mbi 4000 nënshkrime në një peticion të organizuar për me pak se dy jave, është ky grup qytetaresh që ka ngrit alarmin për rrezikun që po i kanoset qytetit tone, është ky grup qytetaresh që ka organizuar dhjetëra aksione në kodrën e Dollcit për të penguar nisjen e punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe ka organizuar dy protesta me pjesëmarrje qytetare që nuk është pare deri tani në qytetin tonë. Si rezultat i protestës së pare është pezulluar pëlqimi mjedisor nga ana e Ministrisë se Mjediset, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe drejtpërdrejtë këta qytetar përmes organizmit të tyre kane ndikuar në pengimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos.

Drejtori sharlatan qenka krenuar se pas vendimit për pezullim të pëlqimit mjedisor nga ana e MMPHI-se, paskan reaguar edhe drejtoria të cilën ai e drejton duke pezulluar vendimin për leje ndërtimore, në fakt nuk ka pas rrugë tjetër veçse të nxjerr një vendim të tillë andaj nuk shohim ndonjë kontribut të tij para një situate të tille.

Nga një Drejtor kaq i padijshëm sigurisht që nuk mungoje edhe pyetje të pakuptimta siç ishte pyetja e tij të cilin ai e quajti pyetje publike, citim: “organizatoret e protestave ose organizatoret e grupit kundërshtues të fabrikës, në çfarë cilësi flasin, gjegjësisht pyes për Kryesuesin e këtij grupi, flet si zyrtar i punëve Parlamentit të Kosovës apo si përfaqësues privat” mbyll citimin. Sado që mundohesh ta injorosh, është e vështirë të mos reagosh ndaj këtij niveli, pra sikur çdo banore kundërshtues, ashtu edhe anëtaret e grupit kundërshtues të banoreve e po ashtu edhe vetë kryesuesi i këtij grupi, kane kontrata pune me institucione të ndryshme shtetërore apo me operator ekonomik privat. Nuk mund ta kuptojmë se cilat janë arsyet që e kane nxitur drejtorin sharlatan që të shtroj këtë pyetje publike, sidoqoftë ne e informojmë se të gjithë anëtaret e grupit përgjatë angazhimeve tona në kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës se çimentos në Klinë, jemi prezantuar në cilësinë e qytetareve të Klinës dhe assesi nuk kemi pasqyruar asnjë qëndrim të asnjë institucioni qoftë shtetëror apo privat.

Radha ishte e Kryesuesit që të këndonte rreth organizimit të banoreve, organizim ky i cili do të duhej të merrej shembull e që të prezantohej me krenari që Klina, në mesin e saj ka qytetari aktive. Por jo, kryesuesi si duket është hatëruar që banoret po dalin e po mbajnë konferenca për media neper livadhe, neve nuk na duket gjë e keqe kjo, shumë më shqetësuese për ne janë deklaratat nga kolltuqet e institucioneve, siç janë deklaratat kundër organizimit qytetar të Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Kryetarit të Komunës dhe Drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Klinë.

Në lidhje me deklarimet e Kryesuesit rreth formimit të komisionit hetimor me përbërje nga anëtar të partive politike nga Kuvendi Komunal në Klinë si dhe një përfaqësues nga grupi i banoreve kundërshtues ndaj ndërtimit të fabrikës së çimentos, japim këtë sqarim:
Ky komision nuk është themeluar më kërkesë nga grupi ynë, por ne kemi dërguar përfaqësuesin tonë në këtë komision, si rrjedhoje, përfaqësuesi i grupit tone z. Enver Gashi është emëruar kryesues i këtij komisioni dhe në cilësinë e kryesuesit të këtij komisionim ka kërkuar nga organet komunale që të ofrohen kushte pune, siç janë: të mundësohet që ky komision të këtë një zyre brenda komunës për aq kohe sa është duke kryer punën e tij, të caktohet një zyrtar/e për mbështetjen e punës së këtij komisioni (mbajtja e procesverbaleve, ruajtja e dokumenteve, asistimi në përgatitjen e rendit të ditës dhe ftesave për mbledhje etj.) por pushteti aktual në Klinë nuk kishte vullnet që ky komision të kryente punën e tij andaj edhe nuk u plotësua asnjë nga kërkesat e Kryesuesit z. Enver Gashi. Për me keq, gjate kohës kur janë intervistuar Kryetari i Komunës z. Zenun Elezaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Fadil Gashi, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit z. Enver Berisha dhe persona të tjerë, nuk janë lejuar të marrin pjese as mediat siç nuk është lejuar as angazhimi i një eksperti ligjor i cili është ofruar pa pagesë për ta ndihmuar punën e këtij Komisioni. (Në shpjegimin e Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Fadil Gashi se nuk kane mundur të angazhojnë persona të tjerë për shkak të kofidencialitetit, ia bëjmë me dije se kofidencialiteti ka mund të rregullohet përmes nënshkrimit të deklaratës nën betim).

Kryesuesi i Kuvendit Komunal duke u munduar ta fyente grupin e banoreve, në fakt ai po fyente veten e tij, po fyente institucionin që përfaqëson dhe kjo është e pafalshme dhe sigurisht do të jete edhe e ndëshkueshme nga qytetari i cili sot është i informuar se kush ishte nismëtari e kush ishte kundërshtuesi i iniciativës për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë.

Është pikërisht Fadil Gashi i cili na thoshte se unë jam me banoret e kundër organeve ekzekutive të Klinës sa i përket çështjes së fabrikës së çimentos, por si duket ai kishte mision të dyfishte, njërin që ta gënjente grupin e organizuar dhe misionin tjetër që ta përgatiste rrugën për ndërtimin e fabrikës së çimentos. Deklarimi i z. Fadil Gashi, se kinse z. Enver Gashi e ka ftuar për takim në hotel është deklarim i pavërtetë dhe shpifje e tij e ulet, le të na tregoje Kryesuesi i Kuvendit Komunal se pse nuk përballet në debat me banoret por parapëlqen të komunikoj nga foltorja e Kuvendit Komunal, këtë e parapëlqen sepse nga ajo foltore këndon sipas qefit të tij, por përballë grupit të banoreve të organizuar nuk i shkon kënga siç mendon, sepse argumentet janë në favor të banoreve andaj ai frikësohet të debatoj përballë argumenteve.

Kurse sa i përket pretendimit të Kryesuesit llafazan se z. Enver Gashi paska në pronësi materiale zyrtare të komisionit hetimore, ia bëjmë me dije ato materiale të cilat janë marr nga organet komunale, janë kopje të dokumenteve për të cilat kemi të drejtë të kemi qasje në to sepse këtë e garantojnë ligjet pozitive në Kosovë, por përveç atyre dokumenteve, ne nuk posedojmë asnjë deklarate të asnjë dëshmitari e as ndonjë dokument tjetër të prodhuar nga komisioni hetimor.

Ndërsa në lidhje me deklarimet e tij se do të ushtroj kallëzim penal ndaj Kryesuesit të Komisionit Hetimor z. Enver Gashi, ne e inkurajojmë Kryesuesin e Kuvendit Komunal që sa më shpejtë që ka mundësi të përdor të gjitha mjetet ligjore për realizimin e të drejtave të cilat mendon se mund t’i arrij përmes tyre.

Kurse gjatë fjalimit, të Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Klinë, ai shprehu edhe mendimin e tij personal, përmes të cilit nder të tjera po thotë se nuk mujm mi hy në hak operatorit, kemi hy në obligime etj., pra siç po shihet ky më shumë po e qan hallin e operatorit se sa hallin e qytetarit, po harron se në atë pozitë është nga qytetari e jo nga operatori, apo vallë ne jemi gabim dhe është e kundërta!
Siç e do rendi, në fund, siç është rëndom të përdoret fraza “i fundit por jo për nga rëndësia” radha erdhi për Kryetarin.

Kryetari tinëzar i cili në media është pro organizimit të banorëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së çimentos kurse në anën tjetër të gjitha dikasteret më të cilat menaxhon i ka vu në shërbim të “sjelljes së investimeve zhvillimore’ me në krye ndërtimin e fabrikës së çimentos.

Ai nder të tjera gjatë diskutimeve do të mburrej gjate kësaj seance duke thënë se është fat i madhe që nuk është bëre asnjë investim nga ana e kompanisë në ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe se përveç taksës të cilën e ka paguar operatori, nuk beson se do të ketë obligime të tjera Komuna e Klinës ndaj operatorit për ndërtimin e fabrikës së çimentos.

Po pajtohemi plotësisht se është fat i madh që nuk janë bere investime për ndërtimin e fabrikës së çimentos, por vallë ky Kryetar që veç interesat e qytetareve nuk i përfaqëson, a do duhej ta dinte se ky fat i madh për Klinën nuk erdhi rastësisht, ai e din mirë se nga mosveprimi i tij, banoret janë detyruar që me dhjetëra here të dalin e të ballafaqohen me policinë dhe operatorin si dhe me nënkontraktor të ndryshëm në kodrën e Dollcit të cilët tentonin nisjen e punimeve, Kryetari e din mirë së kemi pas qytetar të arrestuar nga ana e policisë për faktin e vetëm që ata donin të protestonin, Kryetari e din mirë se pushteti i tij ka tentuar ta pengoj edhe organizimin e protestave qytetare, një e drejtë kjo e garantuar me kushtetutë dhe ligje në Kosovë.

Tutje Kryetari tinëzar po thoshte se iu kam thëne përfaqësuesve të qytetareve që kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së çimentos se nuk është obligim u juaji me ndal ndërtimin e fabrikës së çimentos – është obligim i imi me e ndal.

Për një çast u habitem nga ky deklarim, sikur paska harruar Kryetari se në vitin 2017 me mburrje deklaronte se personalisht ka zbuluar se Klina është e pasur më lenden e parë për prodhimin e çimentos dhe se do të sillte investitor që të investojnë në fabrikë të çimentos. Neve ngrisim hipotezat tona, çka do të ndodhte nëse qytetaret nuk do të reagonin, sigurisht se operatori tanimë do të kishte përfunduar një pjesë të madhe të punimeve, pas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, komuna do të detyrohej të ndalohet këto punime dhe për koston e ndërtimit të deritashëm Komuna do të merrte përsipër kompensimin e operatorit dhe kështu do të vinte deri të dëmtimi i buxhetit të Komunës ose thëne ndryshe dëmtimi i parave të qytetareve të cilët paguajnë për buxhetin e Komunës parmës taksave të ndryshme.

Grupi i banoreve ka prezantuar në shumë debate të organizuar nga mediat lokale, nacionale dhe ndërkombëtare të cilat e kane kauze mbrojtjen e ambientit, por në asnjë rast Kryetari i Komunës nuk ka pranuar të marr pjesë në këto debate, kjo ikje nga debatet dhe mos ballafaqimi me argumente le shumë pikëpyetje tek qytetaret.

Për fund, jemi mirënjohës dhe falënderues ndaj qyetarëve, shoqërisë civile, mediave, ndaj subjekteve politike siç është Partia Demokratike e Kosovës – dega në Klinë, Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Klinë dhe Lëvizjes Vetëvendosje – dega në Klinë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në dy protestat e organizuara nga ana e banoreve për kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos në Klinë.