Me keqardhje të thellë, njoftojmë se sot, gjatë mbulimit të tubimit madhështor të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Klinë, një incident i pakëndshëm dhe krejtësisht jashtë kontrollit tonë e pengoi transmetimin e fjalimeve të planifikuara.
Ne, si një media serioze dhe profesionale, kishim bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar çdo detaj të marrëveshjes sonë me organizatorët. Megjithatë, për shkak të numrit të madh të qytetarëve të pranishëm, një individ i pandërgjegjshëm ka këputur kabllon që mundësonte transmetimin e zërit. Ky veprim i papërgjegjshëm jo vetëm që dëmtoi punën tonë, por cenoi edhe cilësinë e ngjarjes për të cilën kishim bashkëpunuar me përkushtim të madh.
Ne shprehim keqardhje të thellë për këtë situatë dhe ndjejmë obligim të sqarojmë se ky dështim nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës sonë, por nga një akt i papranueshëm i disa qytetarëve që nuk treguan respekt për përpjekjet tona dhe të organizatorëve.
Falënderojmë ata që e vlerësojnë punën tonë dhe mbeten të ndërgjegjshëm për rëndësinë e respektimit të mundit dhe përkushtimit kolektiv. Pavarësisht sfidave të tilla, angazhimi ynë për të ofruar informim të saktë dhe cilësor do të vazhdojë pa luhatje.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!