Gjykimi i mjekëve të akuzuar në rastin “Stenta” vazhdon të zvarritet edhe më tutje, ndonëse aktakuza ndaj tyre është ngritur qysh para 3 vitesh.
Sipas aktakuzës një numër i konsiderueshëm i mjekeve shumë qytetarëve u kanë marrë mjete të konsiderueshme në emër të vendosjes së stentave, por kur është bërë ekzaminimi i tyre ka rezultuar sa disa prej tyre ato nuk i kanë të vendosura fare.
Në aktakuzën ndaj mjekeve të cilën e ka siguruar “Front Online” dëshmitari i dëmtuar Xhevat Konushevci para prokurorit më 27.01.2016 ka deklaruar se në vitin 2014 kishte shkuar në spitalin privat IHM te mjeku Mahmut Çakmak dhe ai i kishte preferuar që ti vendos stentat në këmbë për t’i zgjeruar enët e gjakut.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë për stentat e vendosura Konushevci kishte p[aguar 13 mijë euro, por pas kontrollës që ai kishte pasur në vitin 2015 tek doktor Gazmend Shaqiri kishte mësuar se në trupin e tij ai nuk ka të vendosur asnjë stentë të vetme, raporton Front Online.
Më tutje sipas aktakuzës ky dëshmitar ka kërkuar kompensimin e shpenzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, por asnjëherë nuk kishte marrë përgjigje.
Ai e ka konsideruar vetën e dëmtuar ku dhe ka kërkuar kompensim dëmi dhe i bashkëngjitjet ndjekjes penale ndaj mjekut Mahmut Çakmak. , raporton Front Online.