Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka caktuar 30 ditë paraburgim V.B, i cili dyshohet se ka manipuluar me provat në rastin “Capat”- Sekiraqët.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate sot, ku tha se tashmë është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh për personin në fjalë i ngarkuar me dy vepra penale.
“Seanca është mbajtur. Vendimi është marrë, është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë për dy vepra penale”, tha zëdhënësja Mirlinda Gashi për Klanin.
Konflikti mes dy grupeve dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.