Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, nëntë qytetarë si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes,
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758.
Në total numri i rasteve aktive është 334.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës.
Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.