Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në familjen Zeqiraj në Studenicë të Istogut, ku vdqi tragjikisht një 38-vjeçar, qe dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e të ndjerit, teksa kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtyu t’i jap fund jetës,
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bedri Zeqirajn, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i riu ishte pa shenja jete.
Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima.