Rast si në filma në Gllarevë/ Policia e ndjek hajnin, ai del nga vetura e vjedhur e ikë me vrap

Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një tentim vjedhje në fshatin Gllarevë të Klinës.

Klina.info mëson se një hajn kishte hyrë në oborrin e një banori duke ja vjedhur veturën, por pronari e ka vërejtur dhe ka lajmëruar Policinë menjëherë.

Policia ka arritur t’i shkojë pas hajnit me veturën që kishte vjedhë e në një moment ka zbritur nga vetura në fshatin Aqarevë, duke e lënë në rrugë dhe ka ikur me vrap.

Vetura i është kthyer pronarit, derisa i dyshuari po kërkohet nga organet e rendit./Klina info/