Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici, se vazhdimisht ka dhunë psikike nga bashkëshortja.
Rasti është raportuar, të enjten në Pejë.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se vazhdimisht ka dhunë psikike nga e dyshuara kosovare (bashkëshortja e tij)”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.