Gjakovë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar në Polici se vëllai i tij është zhdukur që tre muaj.
Në raportin 24 orësh, thuhet se Policia ka nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se diku rreth tre muaj më parë, vëllai i tij ka qenë në vizitë dhe pas asaj vizite nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.