Persona të maskuar raportohet të jenë parë në Lagjen e Boshnjakëve, pak kohë pas vendosjes së Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova shihen këta persona të maskuar, por ende nuk dihet se kush apo në çfarë cilësie.
Gjithsesi, duhet përmendim faktin se ministri i punëve të brendshme në një paraqitje televizive në RTK ka thënë se situata është relativisht e qetë.
“Është e vërtetë që sipas planeve operacionale të Policisë, është rritur numri i policisë në disa lokacione, e kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve të personave të paidentifikuar, të dyshuar, pra kanë prishur rendin dhe qetësinë. Me qëllim që rendi dhe ligji të kthehen në atë zonë, t’u garantohet qytetarëve siguri në vendbanimet e tyre, është marrë vendim që të rritet numri i policëve në atë pjesë.
Për shkak të ndodhive të netëve të fundit siç edhe e ceka më herët. Policia bën vlerësimet e sigurisë, në bazë të këtyre vlerësimeve e ka parë të arsyeshme. Krejt kjo është të ofrojnë siguri për të gjithë banorët. Pa qëllim të tjera. Veç siguri për banorët. Sipas informatave nga menaxhmenti, ka të bëjë me disa lokacione në Mitrovicën e Veriut. Ajo që dua të them është se situata është relativisht e qetë.”, tha fillimisht Sveçla.