Autoritetet shëndetësore italiane kanë vendosur ta pezullojnë një grumbull të vaksinës AstraZeneca pasi u raportua se dy persona kanë vdekur në Sicili, të cilët ishin të intubuar kohët e fundit.
Autoriteti italian i ilaçeve Aifa konfirmoi se doza u pezullua si masë parandaluese, duke shtuar se nuk kishte ndonjë lidhje mes vaksinës dhe vdekjeve të fundit dhe se vdekjet nuk u shkaktuan nga efektet anësore.
Megjithatë, një burim i ka thënë Reuters se dy të vdekurit, një 43-vjeçar dhe një 50-vjeçar, morën nga dy doza nga grupi ABC2956 të AstraZenecas.
Në anën tjetër, AstraZeneca ka thënë se e kanë studiuar vaksinën e tyre dhe provat thonë se është e vlerësuar sa për t’u përdorur