Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës për dy diploma të cilat sipas tij, dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti është raportuar në rrugën Esat Mekuliri, në Pejë më 10 nëntor 2022, rreth orës 11:30.
Për këtë rast është njoftuar prokuroria dhe rasti vazhdon të hetohet.