Raportimi se u zhdukën 10 milionë euro, Ministria e Industrisë del me njoftim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dal me njoftim pas raportimeve se janë zhdukur rreth 10 milionë euro të destinuara për rezervat shtetërore, raporton Express.

Nga kjo ministri kanë thënë se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë, duke shtuar se rezervat kanë arritur në Kosovë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar. Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022. Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Insajderi ka raportuar sot se një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se janë “zhdukur”. Sipas këtij mediumi, malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”./Gazeta Express

Reagimi i plotë:

Ju njoftojmë se lidhur me artikullin e publikuar në portalin Isajderi, me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, njoftojmë opinionin publik se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar.

Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022.

Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore.

Raportime të pavërteta si kjo janë të dëmshme për sigurinë publike, andaj Ministria e Industrisë Ndërrmarrësisë do të ndjekë rrugët ligjore.7