Organizata Freedom House, të mërkurën e ka publikuar raportin më të ri për vendet në tranzicion.
Sipas këtij raporti Kosova ka shënuar ngritje në shkallën e demokracisë.
Nga 3.14 është ngritur në 3.25, sipas matjeve të këtij raporti.
Kosova rritje ka shënuar edhe në shkallen e qeverisjes demokratike që është vlerësuar me notën 3.00 nga 2.50 sa kishte qenë në vitin 2021.
Gjithashtu në raportin e Freedom House, shkalla e vlerësimit për pavarësinë e gjyqësorit është ngritur në 2.75 nga 2.50 sa ishte vitin e kaluar.
Ndërkaq tek vlerësimet e tjera shkalla mbetet e pandryshuar.
Më keq sesa Kosova, në raport qëndrojnë Serbi dhe Bosnjë e Hercegovina.
Në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, situata është e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar.