Ramush Haradinaj vizitoi edhe Ujëmirin, Sferkën e Radullocin

Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka shpalosur një pjesë të programit të AAK-së para strukturave të kësaj partie në Klinë.

Ai sot ka takuar strukturën e AAK-së në Klinë dhe kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Ata vizituan së bashku Ujëmirin, ku u pritën nga kandidati për deputet, Shkëlqim Millaku. Më pas ata vizituan edhe Sferkën, së fundi ata ishin edhe në Radulloc. Postimi i Haradinajt:

Në vazhdim të vizitës në Klinë, bashkëbisedova rreth Programit të Aleancës me banorët e fshatrave Radulloc, Sverkë dhe Ujmir. Vizitova edhe Sadik Gashin, bajraktarin e Sverkës.

14 shkurti nuk është vetëm data e zgjedhjeve, por është edhe referendum për zhvillim ekonomik, punë dhe mirëqënie. Të gjithë NE bashkë e kemi në dorë të ardhmen. 🤝
#ForcaeKosovës

RH