Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i ftuar në Top Channel, ka folur për padinë që i ka bërë kryeministri Edi Rama, sipas tij Edi Rama u tregua i pafytyrë me padinë e turpshme që i ka bërë.
Haradinaj, ka përsëritur se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.
Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.
“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, është shprehur Haradinaj./ Klinainfo