Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Republikën e Kosovës, në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike.
“Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjikë, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar më tej Haradinaj.