Gjatë ditës së sotme, vizitë qytetit të Klinës, i ka bërë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, ai takoi kryetarin aktual të Klinës, Zenun Elezaj, i cili synon dhe katër vite të tjera qeverisje.
Haradinaj me Elezajn kanë ecur në rrugët e qytetit, ku kanë takuar dhe qytetarë, duke marrë kështu përkrahjen e tyre se në zgjedhjet e së dielës.
“Klina e sigurt për 14 nëntor.
Të gjithë për kryetarin Zenun Elezaj”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.