Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Klinës.
Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, ku i ka uruar dhe një vit të mbarë e të suksesshëm.
Ky është postimi i Haradinajt:
Gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me ata që qeverisjen në Klinë e shndërruan në storie suksesi.
Kryetarin Zenun Elezaj, bashkëpunëtorët e tij dhe mbarë qytetarët e Klinës, i urova për një vit të mbarë, me sa më shumë suksese të reja.