Kandidati për president, Ramush Haradinaj, dje ka vizituar Klinën dhe disa fshatëra të kësaj komune.
Vizitën e tij e ka komentuar përmes një postimi edhe kandidati për deputet në radhët e AAK-së nga Klina, Pr. Shkëlqim Millaku.
Ndër të tjera Millaku, ka njoftuar se Haradinaj ka nderuar me një dekoratë familjen e tij, e për këtë ai i është mirënjohës.
Ky është postimi i Millakut:
Të dashur miq,
Presidenti në ardhje z. Ramush Haradinaj, dje ka vizituar Klinë, Radullocin, Sferkën dhe Ujmirin.
Gjatë takimeve dhe vizitës ka shpalosur programin e AAK-së dhe arsyetimin pse duhet të jetë president i vendit.
Mikpritja ishte jashtëzakonisht e madhe.
Përzemërsisht i falënderojmë gjithë mbështetësit dhe në veçanti z. Zenun Elezajn, i cili ka punuar pozitivisht për Klinën dhe qytetarët e saj.
Ish Kryeministri i Republikës së Kosovës, Kryetari i AAK-së dhe Presidenti në ardhje z. Ramush Haradinaj me një dekoratë na ka nderuar familjen tonë.
Në emrin tim dhe të familjes sonë e falënderojmë për dekoratën dhe për vizitën që na ka bërë në shtëpinë tonë.
I falënderoj gjithë mysafirët që ishin të pranishëm.
Juaji,
Shkelqimi