Kryetari i AAK- së, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e komunën e Klinës.
Ai përmes një postimi në FB ka shkruar se me qytetarët e Klinës ka diskutuar për zhvillimet politike, situatën ekononike dhe veçanërisht atë të sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit.
“Në takim me qytetarë, theksova se eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marrura si shtet e kthejnë Kosovën prapa.
Ngjarjet në veri e kanë shndërruar Kosovën në problem të sigurisë ndërkombëtare. Sot, jemi në një situatë ku shtetet aleate si Gjermania e Mbretëria e Bashkuar janë detyruar t’i rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR, e kjo nuk është e lehtë për ta.
Është koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur për këto 20 e sa vjet. Shkaktimi i krizave që destabilizojnë rendin e sigurinë në rajon, cenon mundësinë për zhvillim të gjithëmbarshëm dhe realizimin e aspiratës sonë për integrimin në BE dhe në NATO” ka shkruar Haradinaj.