Ramazani i dytë në izolim, besimtarët myslimanë nga nesër nisin agjërimin

Për të dytin vit radhazi besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia.

Klerikët në të gjithë Pakistanin kanë nxitur njerëzit të ndjekin procedurat e sigurisë, ndërsa vendi është në izolim për të luftuar e kontrolluar valën e tretë të virusit.

Në kushtet e masave kufizuese pjesa më e madhe e marketeve dhe qendrave tregtare janë të mbyllura, ndërsa janë lejuar të qëndrojnë të hapura vetëm marketet e frutave dhe perimeve. Njerëzit  u dyndën për të blerë hurma, që zakonisht konsumohen nga personat të cilët agjërojnë.

Blerësit në një treg në kryeqytetin egjiptian thanë se gjërat duket se janë më mirë këtë vit krahasuar me Ramazanin e kaluar, kur vendi ndodhej në shtetrrethim total.

Muaji i Ramazanit fillon sot për disa vende në Amerikë dhe të martën për pjesën më të madhe të botës. Koha e saktë e fillimit varet nga dukshmëria e hënës së re, me shumicën e vendeve myslimane pas shfaqjes të hënës së re nga Arabia Saudite, e duket se përkon me ditën e martë.

Autoritetet në Marok thonë se do të mbajnë në fuqi shtetrrethimin gjatë natës, ndërsa Tunizia po lehtëson kufizimet duke lejuar daljen deri në orën 22:00.

Por në shumë shtete, për të frenuar numrin e të infektuarve, është vendosur të reduktohet numri vizitorëve në xhami në 20-30% të kapacitetit të tyre të zakonshëm.

Gjithashtu, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Në mënyrë që të shmangen mbledhjet e mëtejshme jashtë xhamive, vaktet tradicionale para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit, Suhur dhe Iftar, të cilat shpesh ndaheshin në çadrat publike të Ramazanit, do të ndalohen në të gjithë rajonin