Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një konferencë për media pas vizitës dyditore në Kosovë, ka folur edhe për padinë që i ka bërë kreut të AAK-së Ramush Haradinajt.
Ai tha se në takim do ta informonte Haradinaj në se do ta tërhiqte padinë, raporton Ekonomia Online. Kësisoj, ai tha se do ta tërheq padinë edhe pa u takuar fare me të.
“Shpifja është një nga të këqijat e mëdha që politika shqiptarë i ka bërë popullit e brezit të rinj, duke i ngulitur të kundërtën e asaj që prindërit tanë janë përpjekur që të na mësojnë kur kemi qenë të vegjël. Një nga aktet më të ulëta që mund të bëjë njeriu”.
“Është bërë më normale shpifja, saqë vërtetë e kuptoj që ç’ne kjo shpifje. Unë kam bërë 22 padi për shpifje dhe kjo për kryeministrin është e tillë dhe të tjera nuk i kam bërë publikë”.
“Ramushit i kam kërkuar takim që ta vizitoj në selinë e tij dhe si paditë që shkon te padituri, por që nuk më hapi derën që edhe dua të bisedoja për padinë, sepse implikimet mund të jenë marramendëse për Kosovën, që do t’i thoja se do ta tërheqja padinë”.
“Me apo pa padi për mua Haradinaj ka një vend tek unë sado që ai mund ta kërkoj. Kështu që padinë do ta tërheq”, tha Rama.
Rama, foli për idenë e “Shengenit Ballkanik”. Ai tha se kjo ide është në interes strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë.
“Shengeni Ballkanik është në interes të Kosovës dhe Shqipërisë. Sikur të mos humbnin kohë më përralla, kufiri do të ishte sikur të vije nga Prishtina në aeroport. Kjo ishte mundësuar fal diskutimeve me presidentin serb”.
“Fqinjin nuk e zgjedh, ajo që zgjedhim është interesi jonë strategjik. Pra Shengeni Ballkanik është në interes i joni strategjik. Në Shengenin të gjitha vendet, kanë hyrje të përbashkëta”.
“Kush hyn në aeroportin e Kosovës, mund të shkojë deri në Sarandë pa u kontrolluar fare për dokumentacion. Njëjtë do të ndodhte edhe nga Shqipëria”, tha Rama.