Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka sqaruar se pse e ka quajtur veriun e Kosovës si tokë të askujt, duke thënë se aty nuk ka kontroll dhe ka lulëzim të krimit.
“Nuk kam shpresë se do të ma lehtësojë akuzën për tradhtar përderisa edhe një lapsus Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës time të dhënë në telefon, kishte harruar fjalën ‘veri’ përpara fjalës “Kosovë”, e cila u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën publike të gazetarit britanik, unë e kategorizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘no man’s land’”, ka thënë Rama në Kuvendin e Shqipërisë sipas Euronews.al.
“Pse nuk qenka kur aty lulëzojnë aktivitete kriminale? Kur nuk ka asnjë kontroll dhe asnjë mundësi të parashikosh se cfarë vjen nesër? Çfarë ishte Lazarati? No man’s land. Shumë e thjeshtë. U nxjerr nga një kontekst, u keqshfrytëzua me një epsh të posaçëm nga të gjithë sazexhinjtë dogmatikë, nga kalemxhinjtë e Prishtinës dhe Tiranës, përfshirë dhe të planetit non grata që e futën me vrap si provë në dosjen e aktakuzës të shërbimit tim ndaj Beogradit”.
“Dihet shumë mirë, atyre që propagandojnë akt akuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as përgjigja ime, as debati i shëndetsëhm demokratik por vetëm ushqimi i sherrit, mbajtja ndezur e konfliktit, shfrytëzimi dhe jo prerja e thonjve në krizës në veri të Kosovës. ato thonj juve ju interesojnë dhe kjo është sot tragjedia e Kosovës”.