Kryeministri Edi Rama ka thënë se ka akoma shpresa që kryeministri Albin Kurti do të pranojë të takohet me të.
Duke cituar “Kanunin”, ai ka thënë se Kurti duhet ta dijë që ai thotë se në “në shtëpi edhe hasmit i hapet dera”.
“Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shpi edhe hasmit i hapet dera edhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai ta mbarojë fjalën”, i është përgjigjur ai pyetjes së një gazetareje pas konferencës për shtyp në Maqedoni të Veriut.